Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit të 1981

 

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj  tha se dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes dhe shfrytëzimit.

Haradinaj përmes  një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se më 11 mars 1981 u pagëzua Republika e Kosovë.

 

 

Lexoni të plotë postimin:

“Dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit.

Ajo ishte dita që nisi një proces të pa kthim.

Me 11 mars, u pagëzua Republika e Kosovës.

Lavdi të rënëve!”

\RTV-Okarina\