AKR kërkon rinumërimin e votave, thotë se rezultatet janë manipuluar

Aleanca Kosova e Re (AKR), ka thënë se rinumërimi i votave është i pashmangshëm.

Përmes një njoftimi për media, ky subjekt vlerëson se procesi zgjedhor në numrin e votave të partive politike ka shkuar në rregull deri në momentin kur ka filluar të numërohen votat për kandidatët për deputet.

“Rinumërimi i votave në të gjitha kutitë e votimit, brenda partive në rastin tonë brenda listës së LDK-së, ku pjesë e kësaj liste janë edhe kandidatët e AKR-së, të dala nga procesi zgjedhor i 14 shkurtit, është i pashmangshëm.

Shumë informata që kanë arritur nga terreni tregojnë qartë se rezultatet brenda listës janë manipuluar nga Komisionerët e papërgjegjshëm në Qendrat e votimit. Andaj, për një garë fer e korrekte është shumë logjike që duhet të bëhet rinumërimi i votave të kandidatëve në listën e LDK-së”, thuhet në njoftimin e tyre.

Postimi i plotë:

 

Komunikatë për Media

Rinumrimi i të gjitha kutive të votimit i pashmangshëm

Prishtinë, 18 shkurt – Aleanca Kosova e Re…

Posted by Aleanca Kosova e Re (Official) on E enjte, 18 Shkurt 2021