Në Skenderaj policia e ka intervistuar 20 vjeçarin, dyshohet se ai mori ryshfet në lidhje me votën

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, orët e mbrëmjes së datës 12 shkurt 2021,  kanë identifikuar dhe intervistuar një person të dyshuar për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet.

Veprimet hetimore janë ndërmarrë  me autorizim të prokurorit, mbi dyshimet  e bazuara se i dyshuari në një faqe të rrjeteve sociale ka publikuar-shpallur  se shet votën e tije sipas marrëveshjes.

Si rezultat i  veprimeve hetimore, është lokalizuar dhe identifikuar personi i dyshuar K. G., 20 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës,  i cili është shoqëruar  për intervistë, raporton Indeksonline

Ndërsa pas  intervistës me urdhër të prokurorit të çështjes, i dyshuari është liruar në  procedurë të rregullt.

Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin neni 212 .