Kompletohet çështja e demokratëve kundër Trump

Demokratët kanë përfunduar argumentet e tyre se Donald Trump ka nxitur trazirat në Kapitol më 6 janar, duke paralajmëruar se “ai mund ta bëjë këtë përsëri” nëse nuk dënohet.

Prokurorët përdorën fjalët e vetë protestuesve për të lidhur Trump me dhunën, ndërsa argumentuan se trazirat kishin shkaktuar edhe dëm afatgjatë.

 

 

Demokratët gjithashtu paraqitën raporte nga policia, stafi, zyrtarë të inteligjencës dhe media të huaja për të ndjekur çështjen e tyre.

Ndërkaq, ekipi mbrojtës i ish-presidentit do të paraqesë argumentet e tyre gjatë ditës së sotme.

/RTV-Okarina/