Kryetari i komunës, Bekim Jashari, bëri të ditur se që nga mëngjesi i sotëm zyrtarët kompetent komunal kanë dalë në terren dhe kanë identifikuar dëmet e shkaktuara ku në disa raste edhe kanë intervenuar kurse në rastet që nuk kanë arritur të intervenojnë sot, intervenimi do të bëhet nesër.
“Gjatë ditëve në vijim pas qetësimit të situatës do të vazhdojmë me vlerësimin e dëmeve për të cilat do të kërkojmë që të kompensohen nga pushteti qendror ashtu siç kemi kërkuar për vërshimet e muajit janar të këtij viti të cilat tashmë janë në procedurë për tu kompensuar nga buxheti i Qeverisë dhe ai i komunës sonë”, është shprehur Jashari.
Ndërsa Komuna e Skenderajt, si pasojë e reshjeve të shiut është ballafaquar me vërshime të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonomi familjare, kultura bujqësore dhe infrastrukturë.