Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:25 në Prizren.
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, njofton Insajderi.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.