Hoti nderon viktimat e Holokaustit: Populli shqiptar e kupton më së miri dhimbjen e popullit hebraik

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore për Hebrenjtë, me rastin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit.

Me këtë rast Hoti u shpreh se sot është ditë e veçantë për popullin hebrenj, ne përkujtojmë gjithë viktimat e Holokaustit.

“Populli shqiptar është ndër popujt që më së miri e kupton popullin hebraik dhe bashkëndjen me vuajtjet që ka pasur gjatë historisë”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se në emër të qeverisë sot ka bërë nderimet.

“Jam krenar që si popull si shqiptar gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore kanë gjetur strehim shumë pjesëtar të këtij komuniteti në Kosovë e Shqipëri dhe jemi ndër popujt që në fund të Luftës së Dytë Botërore numri i komunitetit hebraik ka qenë më i madh sesa në fillim të luftës, që tregon përkushtimin e familjeve shqiptare për t’i dalë në ndihmë këtij populli”, u shpreh Hoti.