Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden bënë thirrje për forcimin e bashkëpunimit transatlantik dhe punën e përbashkët mbi përparësitë e politikës së jashtme, përfshirë në Ballkanin Perëndimor.
Siç deklaroi Shtëpia e Bardhë, “Biden i tha Merkel se ai synon të rinovojë aleancën transatlantike dhe ata ranë dakord të punojnë në përparësitë e politikës së jashtme të përbashkët, duke përfshirë Afganistanin, Iranin, Kinën, Rusinë, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor”.
Në telefonatën e parë pasi Biden mori detyrën javën e kaluar, Merkel e ka përgëzuar për inaugurimin.
Në të njëjtën kohë, ajo njoftoi gatishmërinë e Gjermanisë për të marrë përgjegjësi për zgjidhjen e detyrave ndërkombëtare së bashku me partnerët e saj europianë dhe transatlantikë.
/RTV-Okarina/