Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendim sot në orën 17:30 për procesin e certifikimit të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lajmin e bëri të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila tha se deri atëherë do të jenë gati dokumentet shtesë që kanë kërkuar.
Ndryshe, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është duke vazhduar diskutimi rreth procesit të certifikimit të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Zyra për regjistrimin e partive politike (ZRPPC) i kanë dërguar një rekomandim KQZ’së për të certifikuar listat e partive politike ashtu siç janë