Nën kërcënimin e thikës grabitet një punëtore e marketit në Prishtinë

Një grabitës përmes kërcënimit se do të theri me thikë, ka arritur që t’ia grabisë një punëtoreje të një marketi në Prishtinë rreth 50 euro.

“Rreth orës 17:30 është marrë informata  se në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë,  një arkëtare e një marketi është kanosur me një mjet të mprehte nga një person i dyshuar, i cili i ka kërkuar  nga ajo  50 euro dhe të njëjtat i ka marrë”, ka bërë të ditur Policia e Kosoves

Sipas njoftimit të Policis thuhet se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore.