Heset Rrahmani nga Vitia, i cili ditë më parë ishte raportuar si i zhdukur, është gjetur sot pa shenja jete.
Vdekjen e tij e ka bërë të ditur edhe komuna e Vitisë, e cila i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Rrahmani.
“Kryetari i komunës ës Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllimet familjes Rrahmani nga Debelldehu pas gjetjes së trupit të pajetë të qytetarit vitias, Heset Rrahmanit, i cili ishte raportuar si i zhdukur me 14 janar të këtij viti.
“E nderuara familja Rrahmani, me dhimbje të thellë morëm lajmin se anëtari i familjes suaj është gjetur i pajetë. Në këtë rast të pikëllimit, ju lutëm që në emrin tim personal dhe të komunës së Vitisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh kryetari Haliti”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/681477651898299/photos/a.699562510089813/3792081934171173/?type=3
Kujtojmë se Rrahmani sipas familjarëve kishte edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut dhe se më 14 janar rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë te një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.