Pedofili ngacmon seksualisht një 11-vjeçare, e preku në gjoks e të pasme, Policia fillon hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të ngacmimit seksual ndaj një 11-vjeçareje në Prishtinë, që u raportua nga ajo dhe prindërit e saj, dje në orët e pasdites, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga denoncimi që është bërë në Polici, ku e mitura ka rrëfyer se si ndodhi rasti para banesës së saj, në rrugën ‘Besa’.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë, ajo ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga një burrë, i cili e ka shfrytëzuar kohën derisa ajo ka qenë para banesës dhe e ka prekur me zor nëpër gjoks e të pasme.

Posa vajza ka filluar të shqetësohet dhe të tentojë t’i thërras prindërit, i dyshuari ka ikur.

Ky rast ka tronditur prindërit e saj, për çka edhe e raportuan në Polici. Pas denoncimit, Policia është vënë në lëvizje për të mbledhur informacione për ta identifikuar të dyshuarin, të cilin vajza e ka përshkruar me disa fjalë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “ngacmim seksual” dhe është urdhëruar sigurimi i prezencës së të dyshuarit.