Bekim Jashari dhe Nuredin Lushtaku marrin mirënjohje falenderimi nga fshati Baks

 

Mbrëmë, banorët e lagjes “Rrupaj” të fshatit Baks kishin ftuar Kryetarin, Bekim Jashari së bashku më Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku dhe stafi i tij për t’i falenderuar për investimet që janë bërë në këtë lagje, ku në shenjë falenderimi i’u ndanë edhe mirënjohje falenderimi.

Vlenë të theksohet së në fshatrat e Bashkësisë Lokale të Qirezit ka pasur mjaft investime si në asfaltimin e rrugëve, kanalizim, trotuar dhe ndriqim.

 

 

Ky është postimi i plotë i Jasharit:

“Sonte i ftuar në fshatin Baks, në lagjen “Rrypaj”, në një pritje të ngrohtë, bashkë me Nënkryetarin dhe stafin tim. Me këtë rast pranuam mirënjohje nga banorët e këtij fshati, për përkushtimin tonë në ngritjen e nivelit të mirëqenies së tyre sociale, përmes projekteve që kemi realizuar gjatë mandatit qeverisës në këtë fshat. Pas pranimit të këtyre mirënjohjeve vlerësuam se çdo projekt dhe angazhim i përbashkët për qytetarët është obligim i ynë institucional e kombëtar, që nuk do të ndalet asnjëherë. Faleminderit nga zemra banorë të lagjes “Rrypaj” nga Baksi. Vazhdojmë bashkë!”

/ RTV-OKARINA/