Për 45 euro borxh, katër persona e rrëmbejnë një burrë në Mitrovicë

Një rast i kërcenimit ka ndodhur dje në Mitrovicë.

Një burë ka raportuar se pa dëshirën e tij katër persona e kanë futur në një veturë dhe njëri prej tyre  e ka sulmuar për shkak të një borxhi prej 45 euro.

Policia njofton se është arrestuar një person dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Raporti i plotë:

KANOSJE

Mitrovicë 09.07.2022- 16:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pa dëshirën e tij nga katër persona të dyshuar ishte futur në një veturë dhe ishte sulmuar nga njëri prej të dyshuarve si pasoj e një borxhi prej 45 euro. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin  pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.