Pavarësisht thirrjeve të imamit, në Prishtinë ‘kërset’ kallashi për Kurban Bajram

Pavarësisht thirrjeve të imamit, në Marec ‘kërset’ kallashi për Kurban Bajram

Porsa falet Bajrami, qetësia festës në fshatin Marec prishet nga krismat e armëve.


Ato u shkrepën nga xhematlinjtë që shkuan për të falur namazin e kësaj feste.

Në këtë mënyrë ata shënuan kremtën, ani se paraprakisht nga imami i xhamisë së katundit u bë thirrje që të mos festohet duke shtënë me armë.

Kjo gjë pengoi disa prej besimtarëve që u shprehën se kjo nuk duhet të jetë mënyra e gëzimit në këtë ditë.

Marecasit, me armë kishin festuar edhe në Bajramet e kaluara.