Ky milioner i bashkohet listës së PDK-së

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka njoftuar se Ramiz Kelmendi iu është bashkuar partisë së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka njoftuar se biznesmeni Kelmendi do të jetë pjesë e listës së PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë:
Ramiz Kelmendi, miku im dhe një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, do të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokrataike të Kosovës. Në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë. Ndihma për bizneset dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesorë i Partisë Demokratike.
Prandaj, unë dhe të gjithë në PDK, jemi jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re. Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tonë. /RTV-OKARINA