LDK dhe AKR bashkë në zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë arritur marrëveshje.

Në bazë të së njëjtës, AKR do të garojë në listën zgjedhore të LDK-së me 10 kandidatë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Vesel Makolli nga AKR. Ai ka thënë se ka pasur diskutime deri në momentet e fundit, por që është arritur marrëveshja.
“Kemi pasë diskutime deri në momentet e fundit, por që është arritur marrëveshja. Do t’i kemi 10 emra në Listën e Përbashkët”, ka thënë Makolli për lajmi.net.


Ndryshe, paraprakisht partia e Behgjet Pacollit ishte shprehur se preferon koalicion me LDK-në, para se t’i bashkëngjitet listës së kësaj të fundit.
Sidoqoftë, nga LDK nuk ishin shprehur të gatshëm për koalicion dhe kësisoj marrëveshja është arritur për listë të përbashkët.  /RTV-OKARINA