Alarmante: Më shumë se gjysma e kosovarëve dëshirojnë të largohen nga vendi

Sipas një hulumtimi të realizuar nga PIPOS në opinionin publik, bëhet e ditur se më shumë se gjysma e të anketuarve do të largoheshin nga Kosova, po të kishin mundësi, shkruan Gazeta Metro.

Më shumë se gjysma e të anketuarve në hulumtimin e opinionit publik të realizuar nga PIPOS, të prezantuar në Klan Kosova, do të largoheshin nga Kosova po të kishin mundësi.

50.5 % të 1050 respondentëve janë përgjigjur me “po”, 38.6 % kanë thënë “jo” dhe 7.9 % e të anketuarve kanë thënë se nuk e dinë se çfarë do të bënin.

105.601 qytetarë të Kosovës vetëm në dhjetor 2021 e janar 2022 kanë aplikuar për vizë punë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë.

Ndërkaq edhe një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar në ambasada të tjera.

Sipas tyre, janë në kërkim të një jete më të mirë e page më të dinjitetshme.a