SHTATË TË VDEKUR DHE 234 RASTE TË REJA ME COVID-19


Shtatë persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në kosovë si pasojë e infektimit me Coronavirus. 

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 234 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga gjithsej një mijë e 181 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është tetë mijë e 825.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 88 raste, Gjakovë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Skenderaj 7 raste, Prizren 6 raste, Vushtrri 6 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Rahovec 4 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe nga një rast komunat Deçan, Drenas, Junik 1 dhe Obiliq”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /RTV-OKARINA