Ngjarjet e planifikuara për sot

 

– Mbahet seanca e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, ku pritet të dëshmojnë figura politike. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban dëgjimi publik lidhur me zbatimin e Strategjisë nacioanle për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Republikën e Kosovës 2013 – 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

 

 

– Ministrja e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me auditimin e pasqyrave financiare vjetore të Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për amendamentimin të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

 

– Roma Versitas Kosova dhe organizatat e KOSINT në Kosovë mbajnë konferencë për medie për përkrahje të fushatës transnacionale e cila po zhvillohet në më shumë se 15 vende evropiane për regjistrimin e popullsisë të ardhshëm. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

 

– Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport raporton. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

– Rektori i Universitetit të Prishtinës prof. dr. Naser Sahiti dhe rektori Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, si edhe për zhvillimin e çdo lloj veprimtarie apo aktiviteti tjetër të nevojshëm në fushën e arsimit të lartë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)

– Mbahet protestë paqësore në përgjigje të brutalitetit të policisë dhe vdekjes së #StanislavTomas në Republikën Çeke duke filluar nga Swiss Diamond Hotel deri tek ambasada e Republikës Çeke. (Para hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)

– Promovohet libri “Kuvendi i Bubavecit” (26 prill 1990) dhe projekti televiziv me të njëjtin emër, të autorit Habib Zogaj. (Biblioteka Kombtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

 

 

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim i Projektligjit për Gjykatën Komerciale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Mbahet seanca gjyqësore ndaj te pandehurit Dimitrije Racicevic, drejtor në drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Shtërpcës për Keqpërdorimi te pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 13:30)