85 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje më të rëndë

 

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 85 me COVID-19, prej të cilëve 13 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 54 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

 

 

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 171 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërkohë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në Pejë janë raportuar 51 raste pozitive me COVID-19.

\RTV-Okarina\