779 qytetarë të dënuar për mosrespektim të masave antiCOVID

 

Javëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të rasteve të personave të prekur nga virusi COVID-19.

Në kuadër të parandalimit të përhapjes së këtij virusi, Policia e Kosovës është duke vazhduar me inspektimin e rregullt për respektim të masave antiCOVID-19.

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 779 tiketa për të gjithë ata që kanë shkelur masat antiCOVID-19.

Kujtojmë se dje në vendin tonë janë konfirmuar 923 raste të reja me coronavirus si dhe janë raportuar 14 të vdekur.

 

\RTV-Okarina\